Putin hap zyrtarisht urën që lidh Rusinë me Krimenë

Putin hap zyrtarisht urën që lidh Rusinë me Krimenë

Ura, e cila lidh Rusinë mer Krimenë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hapur urën e gjatë rreth 20 kilometra që do të mundësojë lidhjen më mes të pjesës jugore të Rusisë dhe gadishullit së Krimesë.

Projekti në total ka kushtuar 3.69 miliardë dollarë dhe do të bëhet ura më e gjatë në Evropë, duke e kaluar edhe urën e Lisbonës, Portugali, Vasco Da Gama, që deri tani ishte më e gjata.

Përfundimi i projektit është pritur në fund të vitit 2018, mirëpo u realizua 6 muaj më herët, dhe sipas një komunikate nga Kremlini- hapja e urës për qarkullim do të bëhet më 16 maj.

Ukraina ka pasur kritika ndaj këtij projekti, duke thënë se ndërtimi i urës ka dëmtuar ambientin. Krimeja u aneksua nga Ukraina nga forcat e armatosura separatist pro-ruse pas revolucionit të vitit 2014 në Ukrainë. Aneksimi i gadishullit u dënua nga Perëndimi si një grabitje ilegale e tokës.

Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë sanksionuar pjesëmarrësit për realizimin e kësaj ure, sidomos biznesmenin Arkady Rotenber që fitoi kontratën për ndërtimin, i cili një mik i afërt me Putinin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës