Presidenca ruse nuk ka thënë asgjë lidhur me shitjen apo mundësinë e menjëhershme të një livrimi të raketave S-300. Por dekreti presidencial hap në teori rrugën për mundësinë e livrimeve nëpërmjet rrugëve detare, tokësore dhe ajrore.
Ish-presidenti rus, Dmitri Medvedev kishte ndaluar në vitin 2010 livrimin e këtyre raketave në Iran, një kontratë e kritikuar nga Perëndimorët dhe Izraeli, në pajtim me rezolutën 1929 të OKB-së që sanksionon Teheranin për programin bërthamor të kundërshtuar.
Rusia dhe Irani kishin nënshkruar një marrëveshje në vitin 2007 në kuadër të livrimit të këtyre pajisjeve të afta për të kapur në fluturim avionët apo raketat, me një vlerë prej 800 milionë dollarësh.
