Presidenti rus,Vladimir Putin ka thënë se Moska zyrtarisht do të kërkojë një hetim ndërkombëtar, për ata që qeveritë perëndimore, thonë se është sulm kimik i kryer nga qeveria siriane mbi civilët.
Vladimir Putin ka folur sot për herë të parë publikisht për Sirinë, që prej se Shtetet e Bashkuara sulmuan me raketa një bazë ajrore siriane, në përgjigje të presidentit Bashar al- Assad për sulmin kimik, ku mbetën të vrarë të paktën 80 persona.
Putin ka thënë për gazetarët se Rusia do të apelojë në agjencinë e OKB-së në Hagë që të kryejnë hetimin.
Gjithashtu Putin ka thënë se Rusia ka pranuar informacione të inteligjencës për “ provokime” të planifikuara, të përdorimit të armëve kimike, me qëllim që t’i vihet faji qeverisë Siriane.
Më tej presidenti rus ka thënë se ka dëgjuar se Shtetet e Bashkuara janë duke planifikuar sulme ajrore në periferi të Damaskut.
Komentet nga ana e Putinit kanë ardhur në kohën e tensionimit në mes të Rusisë dhe Perëndimit, si dhe vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në Moskë.
Tillërson është nisur drejt Moskës, ku më 12 prill, pritet të mbajë takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com