MOSKË - I drejtohem Barack Obamës si fitues i çmimit Nobel për paqe, se duhet të mendojë për viktima të reja në Siri. Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin, një aleat i ngushtë i Sirisë në agjencinë e lajmeve Interfax.
Presidenti i Rusisë ka reaguar kundër SHBA-ve për një ndërhyrje ushtarake, pasi më parë Uashingtoni duhet të sjellë prova konkrete mbi përdorimin e armëve kimike në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Gjithashtu ai ka këmbëngulur se qeveria e Bashar Al Assadit nuk ka përdour armë kimike dhe të gjitha akuzat janë të pabaza. Putin nuk ka harruar të rikujtojë vendimin e parlamentit britanik për mos ndërhyrje në Damask, si surprisë.
Më pas ai ka thënë se samiti i G20 në Shën Petersburg në javën e ardhshme do të jetë shans i mirë për të folur për Sirinë. Ndërkohë Washingtoni po kërkon mbështetje ndërkombëtare për të ndërhyrë ushtarakisht në Damask, pasi dyshohet se forcat qeveritare kanë përdorur armë kimike mbi civilët.
Redaksia online
(lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com