Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë homazhe në funeralin e ambasadorit rus Andrei Karlov në Moskë.

Me trëndafila të kuq në duar, Putin është vënë re i trishtuar në funeralin e Karlov, i cili para 4 ditësh në Ankara nga një polic që thirri disa herë, ‘Mos harroni Alepon’, ‘Allahu Akbar’.

Miq, të afërm e persona të njohur të shtetit rus morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Karlov, ndërsa në sy ra e shoqja e cila e lau me lot arkivolin ku ishte futur trupi i ambasadorit të ndjerë.
 
Nga ana e tij, Putin vendosi trëndafilat e kuq tek arkivoli, foli me të afërmit e ambasadorit të ndjerë dhe më pas u largua pa dhënë një deklaratë zyrtare.

Krah vejushës Karlov u vu re, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

[gallery]20251[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com