Putin i përfshirë në vdekjen e
ish-spiunit rus  Litvinenkos?

Putin i përfshirë në vdekjen e<br />ish-spiunit rus  Litvinenkos?
Vrasja e ish-spiunit rus Alexander Litvinenko në vitin 2006 në Britaninë e Madhe mund të jetë miratuar nga presidenti rus Vladimir Putin.
Në një raport të fundit i bërë nga hetuesit britanikë theksohet se Putin mund të ketë nënshkruar helmimin e tij me polonium-210 për shkak të inateve personale. 

E veja e ish spiunit rus mirëpriti raportin, duke bërë thirrje për ndalimin e udhëtimit për Putinin dhe sanksione ndaj Rusisë. 
Litvinenko vdiq në moshën 43-vjeçare në Londër në vitin 2006, ditë pasi ishte helmuar me substancë radioaktive. Ai ishte një ish-spiun rus, por iku në Britani, ku u bë një kritik i ashpër i Kremlinit. 

Sipas hetuesëve britanik ai kishte pirë çaj me elemente radioaktive në një hotel luksoz në Londër së bashku me dy burra rusë, Dimitry Kovtun dhe Andrei Lugovoi.
Rusia ka refuzuar t’i ekstradojë dy të dyshuarit. Ndërkhë një një reagim të ministrisë së jashtme ruse thuhet se hetimi ishte i politizuar.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spanja miraton ekstradimin e Lul Berishës, pritet të vijë brenda disa ditësh në Tiranë

Spanja miraton ekstradimin e Lul Berishës, pritet të vijë brenda disa ditësh në Tiranë