Putin: Jam një njeri i zakonshëm
që më pëlqen të dëgjoj Mozartin

Putin: Jam një njeri i zakonshëm<br />që më pëlqen të dëgjoj Mozartin
Presidenti i Rusisë, Vladimit Putin,është shprehur gjatë një takimi  me të rinj të moshave 10 deri në 17 vjeç, se ai ndihet një person i zakonshëm që i pëlqen të dëgjojë Mozartin dhe të lexojë romane historike.

Takimi mes të rinjve dhe presidentit rus, Vladimir Putin, është zhvilluar në një qendër për fëmijë të talentuar në Soçi, pranë brigjeve të Detit të Zi dhe ka zgjatur për më shumë se tre orë.

“Unë e konsideroj veten si një person të zakonshëm”, u shpreh tha Putin gjatë një seance pyetje përgjigje me të rinjtë rus, seancë e cila u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni NTV.

“Duhet të them që bëjë një punë jo si pjesa tjetër, por bëj një jetë normale, të zakonshme”,tha presidenti rus, i cili shtoi se tregon një kujdes të veçantë për të pasur një axhendë të përditshme, në mënyrë që të ketë kohë për të dëgjuar muzikë, për tu ushtruar në sporte dhe për të ruajtur marrëdhëniet me miqtë e tij.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi