Teksa SHBA ka paralajmëruar se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën ditët e ardhshme, gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel” shkruan se pushtimi mund të ndodhë ditën e mërkurën.
"Sipas informacioneve të SPIEGEL se si shërbimi sekret amerikan CIA, ashtu edhe ushtria amerikane informuan qeverinë federale dhe shtetet e tjera të NATO-s gjatë të premtes se bazuar në informacionet e reja, ekzistonte frika se sulmi mund të ndodhte të mërkurën e ardhshme", shkruan gazeta Der Spiegel.
Kujtojmë se një ditë më parë, SHBA dhe Britania e Madhe iu bënë thirrje shtetasve të tyre në Ukrainë që të largohen prej aty. Dje Presidenti Joe Biden u takua virtualisht me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, me kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson, dhe liderë të tjerë botërorë për t’i informuar ata mbi zhvillimet e fundit. Në takimin virtual u përshkruan në mënyrë specifike rrugët që do përdorë Rusia për pushtimin.
Rusia, e cila ka më shumë se 100.000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, mohon akuzat perëndimore se mund të planifikojë të pushtojë ish-fqinjën e saj sovjetik. Franca, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s kanë refuzuar kërkesat e Moskës për të përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën perëndimore të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Tensionet midis Rusisë, Ukrainës dhe Perëndimit vijnë gati tetë vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe mbështeti një rebelim të përgjakshëm në rajonin lindor të Donbasit. Moska akuzon qeverinë ukrainase për dështimin në zbatimin e marrëveshjes së Minskut, një marrëveshje ndërkombëtare e sponsorizuar nga Gjermania dhe Franca për të rivendosur paqen në lindje, ku rebelët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të territorit dhe të paktën 14,000 njerëz janë vrarë që nga viti 2014.
Boll me luften mos ja nzino jeten njerezve, kto jan kapricio
PërgjigjuMua me duket qe europa dhe amerika po e kerkojn luften vete
PërgjigjuRusia Con trupat ne kufi me Ukrainen dhe Amerika kerkon lufte???Vodka te ben keq o shoku Maks
Ty te duket ! Ashtu eshte or shok i ke ra pikes taman