Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka bërë thirrje popullit rus të mobilizohet për t’u përballur me rreziqet e mundshme. Në një video-konferencë përpara zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen nga 15-17 mars, Putin u shpreh se vendi po kërcënohet nga rreziqe të mundshme.
‘Jam i sigurt se e kuptoni se në çfarë periudhe të vështirë vendi ynë po kalon, çfarë sfidash serioze po përballemi në të gjitha sferat. Dhe për t’i tejkaluar këto vështirësi, duhet të jemi të konsoliduar dhe të kemi vetë-besim’, u shpreh presidenti rus.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet mes perëndimit dhe Rusisë janë në kulm që pas Luftës së Ftohtë.
Nga të dyja palët ka patur kërcënime, me Putin që u shpreh pak ditë më parë se vendi i tij i ka në dispozicion për t’i përdorur armët bërthamore.