Presidenti rus Vladimir Putin e ka krahasuar planin e NATO-s për zhvillimin e vendeve të Paqësorit me Fuqitë e Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Çfarë po bëjnë Shtetet e Bashkuara? Ata po krijojnë gjithnjë e më shumë aleanca. Dhe kjo i bën analistët perëndimorë të thonë, jo ne, se Perëndimi po fillon të ndërtojë një "bosht" të ri , të ngjashëm me atë të krijuar në vitet 1930 nga regjimet fashiste nga Gjermania, Italia dhe nga Japonia”, tha Putin.
Kreu i Kremlinit, iu referua faktit se në vitin 2022, NATO ra dakord për një koncept të ri strategjik për zhvillimin e bllokut.
"NATO ka shkruar se do të zhvillojë marrëdhëniet me vendet e rajonit të Azi-Paqësorit dhe këto vende janë renditur: Zelanda e Re, Australia dhe Koreja e Jugut. Dhe ata njoftuan se do të krijonin një NATO globale. Britania e Madhe dhe Japonia në fillim të këtij viti, në janar, nënshkruan një marrëveshje për zhvillimin e marrëdhënieve në sferën ushtarake”, tha Putin.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin: Kaloni të gjitha linjat e kuqe me armë në Kiev! SHBA: Armët bërthamore ruse në Bjellorusi? Nuk e dimë











