Putin: Kriza e Eurozonës
ka ndikim edhe në Rusi

Putin: Kriza e Eurozonës <br />ka ndikim edhe në Rusi
SHËN PETERSBURG- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shprehur i shqetësuar lidhur me thellimin e krizës financiare në Eurozonë. Sipas tij thellimi i mëtejshëm i krizës në Europë do të ketë ndikime negative edhe në ekonominë ruse dhe do ta dëmtojë shumë tregëtinë mes Rusisë dhe Europës. Putin i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët për shtyp me gazetarë dhe udhëheqësit e Bashkimit Europian në kuadër të samitit që po mbahet në qytetin rus të Shën Petersburgut. Ndërsa Presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso i hodhi poshtë vërejtjet e Putinit. Barroso u shpreh se, ndikimi i krizës në ekonominë ruse është ekzagjeruar shumë. Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompei ofroi garanci se BE do të kapërcejë krizën, duke thënë se pret që eurozona të bjerë dakord mbi një plan për thellimin e ekonomisë dhe unionin monetar. Këto deklarat të presidentit rus, Vladimir Putin vijnë në një kohë kur rubla ruse ra nën nivelin më të ulët në tre vjet, pjesërisht për shkak të rënies së çmimeve të naftës si dhe humbjes së vlerës së euros kundrejt dollarit amerikan.
(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre