Putin: marrëdhëniet me
perëndimin do të përmirësohen

Putin: marrëdhëniet me<br />perëndimin do të përmirësohen<br>
Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura me Unionin Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve – një grupim i shefave dhe manjatëve të kompanive, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u tha liderëve rusë të biznesit se ai beson se vendet perëndimore do të lodhen “së shpejti” nga sanksionet kundër Moskës dhe se marrëdhëniet do të përmirësohen.

“Mendoj se ata që e bëjnë këtë, do të lodhen vetë së shpejti. Shpresoj se do të fillojmë rrugën e marrëdhënieve normale”, cituan mediat ruse Putinin, duke folur për sanksionet e ndërmarra nga Perëndimi.

Komentet e Putinit vijnë disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të 18 marsit, të cilat pritet t’i fitojë Putin.

Megjithatë, ka raporte se elita ruse është e shqetësuar për sanksionet që kanë pasur efekt në ekonomi dhe kanë komplikuar marrëveshjet tregtare dhe bizneseve me Perëndimin.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe të tjerë kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, pasi kjo e fundit ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe ka ndërhyrë në konfliktin separatist në lindje të Ukrainës.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit