Kinë - Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbërritur sot në Shangai për një samit njëditor. Në fund të këtij takimi shpresohet arritja e një marrëveshje midis dy shteteve. Mediat raportojnë se Kina mund të përdorë problemet aktuale të Rusisë me Europën për të arritur një marrëveshje në favor të saj.
Përveç kësaj, dy shtetet pritet të ndërmarrin një stërvitje ushtarake të përbashkët, përfshirë këtu dhe marinën e dy vendeve. Samiti po zhvillohet në një kohë ku Rusia dhe Kina po përballen me kritika mbi mosmarrëveshjet në Ukrahinë dhe Detin e Kinës Jugore.
Konferenca e sotme me qëllim ndërveprimin dhe ndërtimin e besimit mes shteteve në kontinentin aziatik ka tërhequr delegacione nga gati 40 vende dhe organizata ndërkombëtare.
Kjo vizitë shënon udhëtimin e parë të presidentit Putin në Kinë që kur Presidenti kinez Xi Jiping ka marrë detyrën. Në një intervistë për median kineze përpara mbërritjes së tij, Putin i bëri thirrje Kinës për të arritur në një fazë të re të marrëdhënieve bilaterale dhe ushtarake. “Nuk do t’a ekzagjeroja në se do të thoja se bashkëpunimi mes dy vendeve tona ka arritur nivelin më të lartë në histori,” - u shpreh udhëheqësi rus.
Në samit pritet të marrin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon si dhe udhëheqësit nga Irani, Pakistani, Kazakistani dhe Kamboxhia. Presidenti kinez, Xi Jinping pritet që në samitin e sotëm të njoftojë mbi sigurinë në Azi.

(Në foto: Presidenti rus, Vladimir Putin dhe Presidenti kinez Xi Jiping)
Redaksia Online
(Gre.M/Fi/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com