Gjatë kësaj vizite, homologët u shfaqën pro negociatave për të forcuar më shumë lidhjet e vendeve të tyre, të cilat janë thelluar gjatë viteve të fundit, pasi Moska ka zgjeruar shtrirjen e saj në të gjithë rajonin.
Putin nënvizoi se “Rusia I ka kushtuar gjithmonë vëmendje të veçantë zgjerimit të lidhjeve miqësore dhe shumë të dobishme me Egjiptin, partnerin tonë të besueshëm në Lindjen e Mesme”.
Presidenti egjiptian El-Sissi siguron se “dy shtetet kanë një mardhënie me histori të gjatë të karakterizuar nga forca dhe qëndrueshmëria”.
Dy vendet janë në fazat e fundit të negociatave për ndërtimin e një reaktori energjetik bërthamor nga kompanitë e shtetit aleat rus.
Presidenti Putin udhëtoi në Kairo pas një vizite të shkurtër në një bazë ajrore ushtarake ruse në Siri.
Kjo bazë ka shërbyer si pikë kryesore për fushatën ajrore, që Rusia ka zhvillur që nga shtatori 2015 në mbështetje të presidentit surian Bashar Assad.
Lidhjet gjithnjë e më të ngushta të Egjiptit me Rusinë u kthyen në vitet 1950 dhe 1960, kur Kairo u bë aleat i ngushtë rus në kulmin e Luftës së Ftohtë.
Redaksia Online
A.Gj/ Shqiptarja.com











