Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të zhvillojë ditën e sotme një takim me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Takimi do mbahet në Ankara të Turqisë, ku në fokus të diskutimit do të jetë Siria dhe Iraku, si dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Erdogan, ku thuhet se “dy liderët do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, ashtu si edhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare”.
Për sa i përket konfliktit në Siri, Moska dhe Ankaraja mbështesin palë të kundërta, teksa Rusia mbështet forcat e Presidentit Basha al-Assad, ndërsa Turqia grupe të ndryshme rebele që kundërshtojnë sundimin e Assadit.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com