Putin ndryshon mendje:Diplomatët
amerikanë s'do dëbohen nga Rusia

Putin ndryshon mendje:Diplomatët<br />amerikanë s'do dëbohen nga Rusia
Washingtoni konfirmoi se do të dëbonte 35 diplomatë rusë të dyshuar si spiunë nuk vonoi edhe përgjigja e presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Autoritetet ruse vendosën të mbyllin një shkollë angloamerikane në Moskë, e frekuentuar edhe nga fëmijë të ambasadës britanike dhe kanadeze.

E po ashtu është anuluar hyrja në rezidencën e pushimeve të ambasadës amerikane në Moskë. Së dyti Ministria e Jashtme ruse ka bërë me dije se do të dëbojë 35 diplomatë amerikanë në përgjigje të Washingtonit.

Por mesa duket presidenti rus Vladimir Putin ndryshon mendje duke u shprehur se diplomatët amerikanë nuk do të dëbohen.
 
Shefi i Kremlinit e konsideroi lëvizjen e administratës Obama provokative dhe është shprehur i hapur se do të vlerësojë marrëdhëniet dhe politikën e jashtme me presidentin Donald Trump me të cilin është i gatshëm të bashkëpunojë.
 
Mesa duket Shefi i Kremlinit është në pritje të politikës që do te ndjekë manjati Trump i cili deri më tani ka vlerësuar homologun rus.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot