Putin niset drejt Kinës, nesër do të takohet me Xi Jinping! Pekini: Diskutime për marrëdhëniet 2-palëshe e bashkëpunimin

Putin niset drejt Kinës, nesër do të takohet me Xi Jinping! Pekini: Diskutime për marrëdhëniet 2-palëshe e bashkëpunimin

Një javë pas inaugurimit të tij të pestë si president rus, Putin është nisur për në Kinë, ku do të takohet me homologun kinez Zi Jinping, me temë kryesisht luftën në Ukrainë. Dy liderët do të shkëmbejnë pikëpamjet në marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe për çështjet ndërkombëtare e interesat e përbashkëta, ka deklaruar Presidenca kineze, pa dhënë detaje të tjera.

Kremlini zyrtar e ka konfirmuar vizitën përmes një deklarate, ku thuhet se Putini do të shkojë në Kinë me ftesë të presidentit Xi.

Kina e ka mbështetur Rusinë politikisht në konfliktin në Ukrainë, dhe ka vazhduar të eksportojë pajisje makinerie, elektronike dhe artikuj të tjerë, që po shihen si kontribut në përpjekjet ruse të luftës për të përparuar në Ukrainë.

Kina është po ashtu një treg i rëndësishëm eksporti për furnizimet me energji, duke mbajtur Rusinë mirë të furnizuar.

Vizita e Putinit në Kinë do të bëhet një jave pas një turneu që presidenti kinez, Xi Jinping zhvilloi në Evropë, duke vizituar Francën, Serbinë dhe Hungarinë.

Pekini është munduar të paraqitet me imazhin e një pale neutrale në këtë konflikt, por ka shpallur një partneritet “pa kufij” me Rusinë përkundër Perëndimit. Dy vendet kanë zhvilluar një seri stërvitjesh të përbashkëta ushtarake dhe Kina ka kundërshtuar vazhdimisht sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për shkak të sulmit të saj dyvjeçar në Ukrainë.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?