Putin paralajmëron rritjen e numrit të ushtarëve në Arktik: Rusia do të mbrojë interest e veta!

Putin paralajmëron rritjen e numrit të ushtarëve në Arktik: Rusia do të mbrojë interest e veta!

Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin thotë se Rusia do të mbrojë interesat e saj në Arktik, ndërsa rivalitetet gjeopolitike intensifikohen në rajon.

Sipas mediave të huaja, pasi ka pohuar se vendet anëtare të NATO-s kanë kërkuar nga veriu i largët si një "bazë për konflikte të mundshme", Putin thotë se vendet anëtare të NATO-s kanë kryer një numër në rritje të stërvitjeve ushtarake në Arktik.

Ai thotë se Rusia "kurrë nuk ka kërcënuar askënd në Arktik", por "ne po i shikojmë nga afër zhvillimet e fundit".

Duke thënë se "numri i ushtarakëve në Arktik do të rritet", ai shton: "Ne po zhvillojmë aftësitë tona të reagimit duke përmirësuar infrastrukturën tonë ushtarake”.

"Ne nuk do të lejojmë cënimin e sovranitetit të vendit tonë, ne do të mbrojmë interesat tona kombëtare", tha ai më tej.

Megjithatë, ai vazhdon duke folur për potencialin e bashkëpunimit me "shtetet mike...mundësisht duke përfshirë vendet perëndimore" në rajonin e Arktikut, raportohet në media. 

“Kam besim se koha për projekte të tilla do të vijë patjetër".

Duhet të theksohet këtu, se udhëheqësi rus është i prirur të rrisë tregtinë përmes Rrugës së Detit të Veriut dhe ujërave të Arktikut, ndërsa vendi i tij e zhvendos tregtinë drejt Azisë dhe larg nga Evropa për shkak të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë pas luftës së nisur në Ukrainë.

H.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për moskallëzim krimi, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë

Në kërkim për moskallëzim krimi, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë