Lufta/ Në Kiev mbërriijnë 18 tanket 'leopard' të Gjermanisë! Zelensky viziton forcat ukrainase në Zaporizhzhia! Moska: Me armët unike që kemi, shkatërrojmë edhe SHBA-të

Lufta/ Në Kiev mbërriijnë 18 tanket 'leopard' të Gjermanisë! Zelensky viziton forcat ukrainase në Zaporizhzhia! Moska: Me armët unike që kemi, shkatërrojmë edhe SHBA-të

Vladimir Putin

UKRAINË – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar frontin e luftës në Zaporizhzhia ku ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që luftojnë për mbrojtjne e vendit. Më pas një tjetër vizitë ka zhvilluar në rajonin e Nikopolit që njihet si një ndër rajonet më të goditura ku janë shkatërruar rreth 5 mijë ndërtesa, duke përfshirë edhe ato të institucioneve arsimore dhe mjekësore.

Nga ana tjetër, Rusia kërcënon SHBA se do e shkatërrojnë. Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, Nikolai Patrushev tha se Rusia ka një armë unike me të cilën është në gjendje të shkatërrojë çdo kundërshtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, në rast të një kërcënimi për ekzistencën e saj.

Presidenti rus Vladimir Putin pretendon se Perëndimi i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe duke furnizuar Kievin me armë. Në një intervistë televizive u shpreh se i cilësonte vendet perëndimore si nxitëse të konfliktit të Ukrainës me Rusinë. Për këtë të fundit shprehet se u detyrua të mbronte popullsinë e Krimesë dhe Donbasit duke justifikuar kështu pushtimin rus.

Nga ana tjetër, Kremlini vijon akuzat se Kievi tentoi ta sulmonte me një dron Tu-141 ‘Strizh’ por thotë se sistemet e mbrojtjes e neutralizuan. Ndërkohë Kievi akuzon Minskun si ‘peng bërthamor’ të Moskës dhe bën thirrje për takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Një lajm i mirë për Ukrainën është mbërritja e 18 tankeve 'leopard' të Gjermanisë, që do të ndikojë në përfitim të ukrainasve për të mposhtur ofensivën ruse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
Reagimet e vendeve perëndimore për armët bërthamore ruse në Bjellorusi, Moska: Po veprojmë njësoj si vendet e NATO-s

1677744776_kkji.JPG

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka reaguar sa i takon deklaratave të kancelarive perëndimore lidhur me marrëveshjen për vendosjen e armëve bërthamore në Minsk të Bjellorusisë.

“Reagimi joadekuat i një numri kryeqytetesh perëndimore ndaj vendimeve në lidhje me zhvillimin e bashkëpunimit tonë me Bjellorusinë në sferën bërthamore ushtarake nuk mund të mos shkaktojë hutim. Ky reagim ishte i tepruar, duke qenë se faktet e padiskutueshme tregojnë se ishin vendet e NATO-s që prezantuan konceptin e të ashtuquajturave 'misione të përbashkëta bërthamore' dhe vazhdojnë ta ndjekin atë për shumë dekada"- u shpreh Zakharova.

Zakharova përfundoi duke pretenduar të drejtën për të marrë masa shtesë të nevojshme për të garantuar sigurinë e Rusisë dhe aleatëve të saj.

Ora 21:33
Zelensky viziton rajonin më të goditur nga rusët: mbi 5 mijë ndërtesa janë shkatërruar, mes tyre edhe institucione arsimore dhe mjekësore

1679491739_zelensky.JPG

Pas vizitës në Zaporizhzhia, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkoi gjithashtu në Nikopol të rajonit Dnipropetrovsk, tw njohur si një nga territoret e bombarduara vazhdimisht nga rusët. Vetë lideri ukrainas shkroi në Telegram, duke shtuar se kishte diskutuar pasojat e sulmeve terroriste në Nikopol, Marhanets dhe vendbanime të tjera në rajon. 

Zelensky foli për faktin se pothuajse 5000 ndërtesa u shkatërruan në rajon, duke përfshirë institucionet mjekësore dhe arsimore dhe më pas falënderoi të gjithë ata që punojnë për restaurimin dhe kthimin në jetën normale.

Ora 19:32
Rusia kërcënon Armeninë: Do keni pasoja negative nëse pranoni të zbatoni urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për arrestimin e Putin

1676750919_yyy.JPG

Rusia ka paralajmëruar Armeninë se pranimi i saj në Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale do të ketë një ndikim negativ në marrëdhëniet dypalëshe. Lajmin e bëri të ditur një burim i mediave të huaja në ministrinë e Jashtme ruse.

“Kolegët tanë armenë janë paralajmëruar se hapat e tyre të mundshëm do të kenë pasoja jashtëzakonisht negative për marrëdhëniet dypalëshe me Rusinë”-tha burimi i ministrisë së Jashtme.

Sipas mediave të huaja, në bazë të këtij vendimi ekziston edhe nëj detyrim ligjor në Armeni për arrestimin e presidentit rus, Vladimir Putin ndaj të cilit është lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Ora 17:38
Ukraina: Kanë mbërritur 18 tanket ‘Leopard’ të premtuara nga Gjermania

1677239456_leoo.jpg

Ukraina ka marrë tashmë 18 tanket e premtuara ‘Leopard 2’ nga Gjermania. Kështu raporton Der Spiegel , duke shtuar se në zonën e konfliktit kanë mbërritur edhe 40 mjete të blinduara gjermane të tipit Marder. Tanket u transferuan në kufirin e Ukrainës javën e kaluar, sipas gazetës. 

Detajet e dorëzimit nuk u zbuluan nga qeveria gjermane për arsye sigurie. Ndër vendet që i janë bashkuar vendimit për të mbështetur Ukrainën duke dërguar tanke të këtij modeli aktualisht në forcat e tyre të armatosura janë Polonia, Spanja, Portugalia, Finlanda, Holanda dhe Norvegjia

Ora 15:48
Zelensky viziton forcat ukrainase në Zaporizhzhia: Mirënjohës për luftëtarët tanë

1678344599_72aa90cfe4e3446daadb6cddaa227532.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi frontin e luftës në Zaporizhzhia.

"Jam i nderuar që jam këtu sot, së bashku me ushtrinë tonë. I jam mirënjohës secilit prej luftëtarëve tanë për mbrojtjen e Ukrainës, sovranitetit tonë, qyteteve tona dhe fëmijëve tanë. Ne patjetër do të fitojmë," tha Zelensky.

Ora 15:48
Paralajmërimi nga Kremlini: Ne kemi armë unike që mund të fshijmë edhe SHBA-në

1679925044_mm.JPG

“Rusia ka një armë unike me të cilën është në gjendje të shkatërrojë çdo kundërshtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, në rast të një kërcënimi për ekzistencën e saj”. Ky është paralajmërimi i sekretarit të Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, Nikolai Patrushev, shkruajnë mediat ruse.

Ora 13:24
Kremlini: Planet për armë bërthamore në Bjellorusi nuk ndryshojnë

1679916298_fng.JPG

Reagimi i Perëndimit nuk do të ndryshojë planet e Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi . Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, siç raportohet nga RIA Novosti .

Ora 09:43
Zelensky: Një milion e gjysmë adoleshentë të rrezikuar nga depresioni, lufta po shkatërron fëmijërinë

1679603881_Capture.JPG

“Rreth 1.5 milionë adoleshentë ukrainas janë në rrezik të depresionit, ankthit dhe problemeve të tjera psikologjike”, kështu tha Presidenti Volodymyr Zelensky në mesazhin e tij të zakonshëm. 

Ai tha se lufta po shkatërron fëmijërinë e fëmijëve ukrainas duke theksuar se mijëra shkolla në Ukrainë janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht. 

Presidenti ukrainas më pas kujtoi se gati 2.7 milionë nxënës shkollash janë të detyruar të studiojnë në internet ose në forma të tjera.

/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dollari: 27/03/2023 17:54

    Amerika historikun e saj e ka krijuar me luftra duke vrare e duke prere njerez te pafajshem ne tokat e tyre , por cdo gjeje i vjen fundi dhe ato qe ke ber do te mblidhen per koke keshtu qe une e uroj qe te gjitha gjerat qe ka ber per mire apo per keq tja shperbleje zoti dyfish atyre dhe brezave me mbas

    Përgjigju
  • Alb: 27/03/2023 15:04

    Edhe na e kam lum 97 kush e rrujti per ne

    Përgjigju
  • Ardi: 27/03/2023 10:12

    Ti jua shkaterrove femijerine qe e lejove luften te ndodhte o legen , per interesat e tua dhe te tjereve .

    Përgjigju
    • Artan: 27/03/2023 19:49

      Muzhiket tani jane kthyer ne vasale te kinezeve.

    • Den: 27/03/2023 17:41

      Te vetmen arme unike o hitler ke te ftohtin siberian qe ju ka shpetuar nga shfarosja keto 200 vjet,por ne shekullin e XXI nuk ju shpeton dot më Me kete aventure o kaqol e rradhite muzhikistanin ne nje vend perifirik

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen