Putin: Perëndimi po përdor Ukrainën për të shkatërruar Rusinë

Putin: Perëndimi po përdor Ukrainën për të shkatërruar Rusinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Perëndimi po përdor Ukrainën si një mjet për të dobësuar dhe ndarë" Rusinë dhe se Rusia nuk do të dorëzohet kurrë para këtyre përpjekjeve".

"Perëndimi gënjeu për paqen ndërsa përgatitej për agresion dhe tani po e pranon hapur, pa hezitim. Dhe në mënyrë cinike po përdor Ukrainën dhe popullin e saj për të dobësuar dhe përçarë Rusinë," tha kreu i Kremlinit në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar kombit.

"Ne kurrë nuk kemi lejuar askënd ta bëjë këtë dhe nuk do ta bëjmë kurrë," theksoi ai, duke shtuar se rusët po luftojnë në Ukrainë për të mbrojtur atdheun e tyre dhe për të garantuar "pavarësinë e vërtetë" për popullin e saj.

“Gjëja kryesore është fati i Rusisë.”, tha Putin.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Sulme në Kiev, 1 viktimë dhe 13 të plagosur! Shpërthime në Khmelnytskyi dhe Mykolaiv


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS