Ndërsa në SHBA, cështja e Russiagate( ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane) po trazon politikën e brendshme nga Rusia, presidenti Vladimir Putin gjatë një emisioni provokon me deklaratën e tij duke u shprehur se i ofron azil politik ish shefit të FBI James Comey i cili para pak ditësh dëshmoi para Senatit duke thënë se Moska mund të ketë tentuar të ndërhyjë në zgjedhje.
 
 
Putin gjatë një emisioni u shpreh se është e çuditshme që ish-drejtori i FBI-së, James Comey ka mbajtur shënime për bisedat e tij me presidentin amerikan Donald Trump.


Shefi i Kremlinit  e ka krahasuar Comey me Edward Snowden dhe i ka ofruar azil politik, nëse Comey do të përballet me ndjekje penale. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com