Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mohuar çdo lidhje të tij me skandalin financiar të “Panama Papers", ndërsa ka aluduar se synimi kryesor është destabilizimi i Rusisë nga faktorët e jashtëm. Për këtë ai bëri përgjegjës perëndimin, veccanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kundërshtarët tanë janë mbi të gjitha të shqetësuar nga uniteti dhe konsolidimi i kombit rus”, tha ai.
Duke folur në një forum mediatik në Shën Peterburg, Putin tha se edhe pse emri i tij nuk përmendej në asnjë nga dokumentet e publikuara nga firma ligjore panameze, mediat perëndimore hodhën pretendime për përfshirje të tij në biznese në det të hapur off-shore.
Putin e përshkroi akuzat si pjesë e fushatës dizinformuese të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke folur për shumën 2 miliardë dollarësh që zotëron një miku i tij i ngushtë i quajtur Sergei Roldugin, Putin tha se ishte krenar për pasurinë e mikut të tij muzikant që ka shpenzuar paratë e tij për kulturën ruse.
“Nuk ka asnjë element korrupsioni në këtë rast dhe Sergei Roldugin nuk është përfshirë në skema korruptive”, tha Putin.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com