JEKATIRINBURG- “Rusia dhe Bashkimi Europian duhet të rrisin besimin e ndërsjellë dhe të përparojnë me një partneritet strategjik më transparent”, është shprehur Presidenti rus Vladimir Putin.
Putin ka vlerësuar "bazat e mira për thellimin e marrëdhënieve" midis Moskës dhe Brukselit gjatë një sesioni të samitit 2-ditor, Rusi-BE, në Jekaterinburg.
“Lidhjet ekonomike kanë qenë në rritje në mënyrë të qëndrueshme edhe pse kanë qenë të lëkundura gjatë rimëkëmbjes globale dhe sfidave në vitin 2012”, tha Putin, duke përmendur tregtinë premtuese dhe shifrat e investimeve.
Presidenti rus vijoi se “tregtia dypalëshe është rritur 4.1 për qind për një rekord 410 miliardë dollarë të cilat përbëjnë gjysmën e tregtisë së jashtme të Rusisë”.
Ndërkohë, ai bëri thirrje edhe për kontakte të ngushta mes BE-së dhe Komisionit Ekonomik Euroaziatik.
Putin tha se integrimi ekonomik euroaziatik është i bazuar në standardet e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe Rusia gjithashtu ka adoptuar përvojën e Europës.
Gjithashtu bisedimet e samitit 2-ditor Rusi-BE, që u zhvilluan në qytetin rus të Uraleve u fokusuan edhe tek mosmarrëveshjet për konfliktin e Sirisë, regjimin e vizave mes vendeve të BE-së dhe Rusisë, furnizimin me energji, si dhe të ardhmen e marrëdhënieve mes dy palëve.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com