Putin: Rusia pezullon pjesëmarrjen në traktatin me SHBA-në për armët bërthamore

Putin: Rusia pezullon pjesëmarrjen në traktatin me SHBA-në për armët bërthamore

1676978309_pjuti.JPG

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të martën se Rusia do ta pezullojë pjesëmarrjen në traktatin me Shtetet e Bashkuara që kufizon arsenalin strategjik bërthamor të të dyja palëve.

“Në këtë aspekt, jam i detyruar të njoftoj se Rusia është duke e pezulluar pjesëmarrjen në traktatin për armët strategjike”, ka thënë Putin në fjalimin para kombit.

I rrethuar me flamuj rusë, Putin i është drejtuar kombit duke thënë se Rusia “do t’i zgjidhë me kujdes detyrat që kemi para nesh”. Putin ka thënë se Rusia ka bërë gjithçka për ta shmangur luftën, mirëpo Ukraina, e përkrahur nga Perëndimi, ka planifikuar që ta sulmojë Krimenë. Rusia e ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014, ndonëse ky veprim nuk njihet nga Perëndimi. Putin ka thënë se Perëndimi e ka lëshuar xhindin nga shishja në disa rajone në botë, për të nxitur kaos dhe luftë.

“Vetë njerëzit e Ukrainës janë kthyer në pengje të regjimit të Kievit dhe organizatorëve perëndimorë, të cilët e kanë pushtuar këtë shtet në aspektin politik, ushtarak dhe ekonomik”.

Putin e ka përsëritur qëndrimin që Rusia po përballet me kërcënim nazist dhe kërcënime e urrejtje nga regjimi i Kievit.


Lajmi kryesor:

1 vit pushtim në Ukrainë, Biden: Kiev reziston, por në rrezik është liria! Putin evokon kërcënimin bërthamor: Le të pezullojmë traktatin 'New Start'


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës