Putin: Sanksionet kundër Rusisë janë fajtore për krizën ushqimore

Putin: Sanksionet kundër Rusisë janë fajtore për krizën ushqimore

Presidenti rus Vladimir Putin i tha presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz se problemet e furnizimit me ushqime janë shkaktuar nga sanksionet perëndimore.

“Bazuar në të dhëna specifike, Vladimir Putin shpjegoi arsyet e vërteta të vështirësive të furnizimit me ushqime, të cilat janë rezultat i politikave mashtruese ekonomike dhe financiare të vendeve perëndimore, si dhe sanksioneve anti-ruse që ata kanë vendosur”, thuhet sipas raportimeve  të "Tass".

Gjithashtu raportohet se Putin ka thënë se Rusia është e gatshme të gjejë zgjidhje për eksportet e papenguara të drithit, duke përfshirë eksportet e drithit ukrainas nga portet e Detit të Zi.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin telefonatë me Macron dhe Scholz: Gati për të rifilluar dialogun me Kievin! Ofensivë e re në Kherson


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Pashkët Ortodokse, besimtarët në Lushnjë marrin pjesë në meshën e shenjtë të Ngjalljes së Krishtit

Pashkët Ortodokse, besimtarët në Lushnjë marrin pjesë në meshën e shenjtë të Ngjalljes së Krishtit