Putin: Sanksionet perëndimore s’arritën të izolojnë Rusinë! Marrëveshjet me Azinë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine janë tregjet e së ardhmes

Putin: Sanksionet perëndimore s’arritën të izolojnë Rusinë! Marrëveshjet me Azinë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine janë tregjet e së ardhmes

1686934472_95dbfe8f7d4b4a4493e4afcc79227764.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur sot për ndikimin e sanksioneve perëndimore në ekonominë e vendit të tij. Shumë shtete perëndimore, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Britaninë e Madhe dhe BE-në, vendosën ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për individët rusë dhe shtrënguan tregtinë me Rusinë pasi ajo pushtoi Ukrainën.

Mirëpo, Putini ka thënë se sanksionet e grumbulluara ndaj Rusisë nuk kishin arritur ta izolonin atë dhe në vend të kësaj çuan në një "zgjerim" të tregtisë së saj me "tregjet e së ardhmes".

Ai vlerësoi marrëveshjet e reja me vendet në Azi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine - duke i quajtur ata "partnerë të besueshëm dhe të përgjegjshëm".

Duke i quajtur "tregjet e së ardhmes", ai synoi vendet perëndimore, duke thënë se "sistemi ndërkombëtar neokolonial ka pushuar së ekzistuari, ndërsa rendi global multipolar nga ana tjetër po forcohet. Ky është një proces i pashmangshëm".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin: Sanksionet e Perëndimit s’na kanë izoluar! NATO tashmë përfshirë, do i djegim tanket dhe avionët! Zelensky: Rusia duhet përjashtuar diplomatikisht


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?