Putin: SHBA janë ende superfuqia
e I e botës, do të bashkëpunojmë

Putin: SHBA janë ende superfuqia<br />e I e botës, do të bashkëpunojmë
Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar gjatë kësaj të premteje se Shtetet e Bashkuara me shumë mundësi janë ende superfuqia e parë e botës dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me cilindo që zgjidhet president në zgjedhjet e nëntorit, por shtoi se nuk dëshiron aspak të marrë këshilla prej amerikanëve sesi duhet të jetojë ai apo edhe rusët. Komentet e Putinit vijnë pas një periudhe acarimesh në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë, që janë minuar kryesisht nga çështje të tilla si Ukraina dhe Siria. Putin ritheksoi edhe njëherë kritikat mbi atë që ai e quajti si rol të devijuar të Shteteve të Bashkuara në çështjet e Ukrainës, ndërsa shtoi se kundërshton edhe ato që ai i konsideron si përpjekje të SHBA-ve për të penguar Rusinë të riparojë marrëdhëniet e saj me Bashkimin Europian.

“Amerika është një fuqi e madhe, ndoshta në ditët e sotme është e vetmja superfuqi në botë. E pranojmë këtë”, tha Putin gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar që zhvillon punimet në Shën Pjetërburg të Rusisë. “Ne duam dhe jemi të gatshëm të punojmë me Shtetet e Bashkuara”. I pyetur në lidhje me Donald Trumpin, Putin duket se kërkoi të hidhte poshtë komentet pozitive të bëra prej tij në lidhje me kandidatin republikan për Shtëpinë e Bardhë në të kaluarën, duke shpjeguar se ato janë keqinterpretuar.

Në dhjetor, Putin e përshkroi Trumpin si “shumë pompoz, të talentuar dhe një udhëheqës absolut në garën presidenciale amerikane”. Këto komente, por edhe fjalët e ngrohta të shprehura prej Trumpit në lidhje me Putinin, shtuan spekulimet se Kremlini do të ishte i kënaqur të shihte manjatin e pasurive të paluajtshme në krye të Shtëpisë së Bardhë. Por këtë të premte, Putin tha se e kishte përshkruar Trumpin thjesht dhe vetëm si një personazh “pompoz”.
Putin tha se, ishte mirënjohës për vëmendjen dhe respektin që Bill Clinton ka shfaqur ndaj Rusisë dhe vetë presidentit të saj personalisht. Por, nuk kishte shumë për të thënë mbi Hillary Clintonin, pasi u justifikua se me të nuk ka punuar kurrë drejtpërdrejt.
 
Ushtria
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë me praninë e saj në detin e Zi, pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë se, patrullimi i luftanijes amerikane në këto ujëra kërcënon sigurinë rajonale. Konfirmimi vjen nga Sekretari amerikan për Marinën. Gjuajtësi “USS Porter” hyri në ujërat e detit të Zi më herët gjatë këtij muaji, duke shkaktuar kritika të ashpra prej Moskës. Turqia dhe Rumania pritet të bëjnë thirrje për një prani edhe më të madhe të NATO-s në detin e Zi, kur samiti i aleancës ushtarake të zhvillohet në Varshavë gjatë muajit të ardhshëm.

I gjendur në bordin e “USS Mason”, një tjetër luftanije gjuajtëse amerikane e ndodhur në Mesdhe gjatë së enjtes, Sekretari i Marinës Ray Mabus tha për “Reuters” se është detyrë e Amerikës të pengojë çdo agresion të mundshëm dhe të mbajë të hapura rrugët detare. “Do të vijojmë të jemi atje”, tha Mabus duke iu referuar detit të Zi. “Do të jemi atje për të penguar çdo agresion, ky është qëllimi ynë kryesor pse jemi atje. Për të frenuar çdo agresion potencial”.

Mabus foli vetëm pak ditë pasi Rusia kritikoi diskutimet e NATO-s mbi krijimin e një force të përhershme në detin e Zi. “Nëse merret ndonjë vendim për të krijuar një forcë të tillë, sigurisht që do të ishte destabilizuese, sepse ky nuk është një det i NATO-s”, është cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme, Andrei Kelin.
Rusia, e cila aneksoi gadishullin krimean të Ukrainës në vitin 2014, ka një prej flotave të saj të vendosura në detin e Zi, në bazën e Sevastopolit.

Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike