Putin: SHBA po përpiqet ta fusë Rusinë në luftë me Ukrainën
Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar SHBA-në se po përpiqet ta tërheqë vendin e tij në një luftë në Ukrainë. Ai tha se qëllimi i Amerikës ishte të përdorte një konfrontim, si pretekst për të vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë.
Putin tha gjithashtu se SHBA po injoronte shqetësimet e Rusisë për forcat e shtuara të NATO-s në Evropë. Nga ana tjetër, SHBA dhe NATO akuzojnë Rusinë për planifikimin e një pushtimi të Ukrainës, diçka që Rusia e ka mohuar vazhdimisht.
Të martën, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shkroi në Tëitter se Shtetet e Bashkuara ishin "të përkushtuara për të parandaluar një konflikt që nuk është në interesin e askujt". Në javët e fundit Rusia ka zhvendosur rreth 100,000 trupa, të pajisura me gjithçka, nga tanket dhe artileria te municionet dhe fuqia ajrore , në kufirin e Ukrainës. Kjo vjen tetë vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe mbështeti një rebelim të përgjakshëm në rajonin lindor të Donbasit.
Moska nga ana e saj akuzon qeverinë ukrainase për dështimin në zbatimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare për të rivendosur paqen në lindje, ku të paktën 14,000 njerëz janë vrarë dhe rebelët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të territorit.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi të martën se një pushtim rus "nuk do të ishte një luftë midis Ukrainës dhe Rusisë, kjo do të ishte një luftë në Evropë, një luftë në shkallë të plotë".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.8%
-
Të gabuar
56.2%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 121
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA
23 Janar, 19:23
-
Kryeministri maqedonas, takon familjen shqiptare në SHBA: Janë shembull suksesi
23 Janar, 19:09
-
Sekretari amerikan i Shtetit Rubio, vizitë në Panama javën e ardhshme
23 Janar, 18:40
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Fox News: Oficerët e emigracionit arrestuan qindra emigrantë pa dokumente
23 Janar, 16:52
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
23 Janar, 16:24
-
Frrok Çupi: Ta zëmë se Donaldi, shoku i Saliut
23 Janar, 14:54