Putin SHBA-ve: “Parazit”
në ekonominë globale
Kryeministri rus, Vladimir Putin, foli ashpër për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i akuzuar se po jetojnë përtej mundësive të tyre “si një parazit” në ekonominë globale.
RUSI - Kryeministri rus, Vladimir Putin, foli ashpër për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i akuzuar se po jetojnë përtej mundësive të tyre “si një parazit” në ekonominë globale. Deklarata e tij ka ardhur pas diskutimeve të ligjvënësve amerikanë për të ngritur tavanin e borxhit.
Putin tha se amerikanët kanë zhvendosur një peshë të problemeve të tyre në ekonominë botërore dhe në një farë mase po jetojnë si parazitë të ekonomisë globale.
Ndërkaq, në një takim të hapur me të rinjtë rus, ai shprehu lehtësim në lidhje me marrëveshjen e borxhit.
"Ekonomia amerikane është një lokomotivë e ekonomisë botërore, ky është një fakt i qartë, dhe në qoftë se atje (në Amerikë) është një sistem që nuk funksionon, kjo do të ndikojë mbi të gjithë ne”, u shpreh kryeministri Putin.
Ai tha se kjo gjendje nuk ka të bëjë vetëm me vende si Rusia dhe Kina, të cilat mbajnë një pjesë të konsiderueshme të rezervave të tyre në letra me vlerë amerikane.
Sipas kryeministrit rus, Vladimir Putin, problemi është se në Amerikë mund të jetë një sistem keqfunksionues që mund të ndikojë ekonominë në tërësi.
Lidhjet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë janë përkeqësuar gjatë qeverisjes presidenciale të Putin, por janë përmirësuar ndjeshëm që nga koha kur presidenti Dmitri Medvedev, iu përgjigj thirrjes amerikane për një përmirësim të marrëdhënieve dypalëshe.
(gm/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.6%
-
E gabuar
40.2%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2907
Lajme të tjera
-
Gazetari Doçi: Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro për inceneratorët dhe i ndau me Metën, më pas sulmuan shokët pasi u prishën në pazare
21 Mars, 22:39
-
Pse nuk kemi shpresa të mëdha?
21 Mars, 22:37
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
21 Mars, 22:14
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52