Putin: Sllovenia e mrekullueshme
për takimin me Trump

Putin: Sllovenia e mrekullueshme<br />për takimin me Trump
RUSI-Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka cilësuar Slloveninë si vendin e përsosur për një takim të mundshëm mes tij dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Sllovenia është vend i mrekullueshëm për bisedime të tilla. Por, nuk varet vetëm nga ne, varet nga disa rrethana", është shprehur Putin.

Kryeqyteti slloven është ofruar si një vend takimi i mundshëm mes dy presidentëve, nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, gjatë takimit që ai zhvilloi ditën e sotme me Putin.

Nga ana tjetër të si Putin ashtu edhe Trump, janë shprehur në favor të përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ata zhvilluan bisedën e tyre të parë telefonike më 28 janar, por ende nuk është caktuar një takim mes tyre.

Sllovenia ka qenë vendi i takimit të parë të Putin-it me ish-presidentin amerikan, George W. Bush, takim i cili u zhvillua në vitin 2001.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital