RUSI-  Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ironizuar për dëshminë e ish-kreut të FBI-së James Comey, i cili u  shkarkuar nga Trump gjatë kohës që po hetonte në lidhje me ndërhyrje të mundshme të Moskës në zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe i propozoi se do t’i jepte azil politik.

“Nëse kanë nisur procedurat ligjore kundër tij, ne jemi të gatshëm për t’i dhënë azil politik në Rusi”, ka ironizuar putin gjatë një interviste në një emision televiziv.

“Duhet që ai të vihet në dijeni të kësaj mundësie”, theksin Putin.

Gjithashtu presidenti Putin ka akuzuar SHBA-në për ndërhyrjet e saj kudo në botë.

Presidenti Putin është ndalur edhe tek pengesat që po has homologu i tij amerikan, Trump i akuzuar për ndërhyrje në hetimet e FBI-së për ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale të 2016.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com