Presidenti rus, Vladimir Putin do të pres sot në Moskë homologun e tij kinez, Xi Jinping për të zhvilluar një takim për përpjekjet e forcimit të marrëdhënieve midis fuqive të mëdha lindore.

Megjithatë Rusia dhe Kina gjatë viteve të fundit kanë përforcuar marrëdheniet ekonomike dhe diplomatike në mes të tensioneve me SHBA-në, e cila ka kundërshtuar gjeopolitikën ruse dhe kineze.

"Tregtia midis Rusisë dhe Kinës u rrit 33 për qind në pesë muajt e parë të këtij viti në rreth 32 miliardë dollarë”, njoftoi agjensia kineze e lajmeve “Xinhua” përpara vizitës dy-ditore të presidentit, Xi Jinping.

“Presidenti Putin dhe holmologu i tij Xi do të takohen me krerët e biznesit për të forcuar bashkëpunimin ekonomik midis vendeve fqinje”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov për mediat shtetërore ruse.

Marrëveshjet që pritet të nënshkruhen gjatë kësaj vizite mendohet të arrijnë një vlerë prej 10 miliardë dollarësh.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com