Putin tërheq trupat ushtarake nga 
Siria pas 7 muaj: Objektivat u arritën

Putin tërheq trupat ushtarake nga <br />Siria pas 7 muaj: Objektivat u arritën
Moska zyrtare ka njoftuar tërheqjen e trupave ushtarake nge Siria. Mediat ruse raportojnë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar Ministrin e  Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të fillojë tërheqjen e forcave nga Siria duke filluar nga dita e nesërme.
 
“Unë konsideroj që objektivat që janë vendosur për Ministrinë e Mbrojtjes janë realizuar në përgjithësi. Kjo është arsyeja pse unë të urdhëroj të fillosh tërheqjen e pjesës kryesore të grupit tonë ushtarak nga territori i Republikës Arabe të Sirisë duke filluar nga nesër", u shpreh Putin të hënën gjatë një takimi me Shoigun dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.
 
Pavarësisht kësaj tërheqje, bëhet e ditur gjithashtu se Moska nuk do të heqë dorë nga angazhimet e ndërmarra në lidhje me furnizimin me armë dhe pajisje teknike ushtrinë e Damaskut.
 
"Me ndihmën e aviacionit rus qeveria siriane ka tani mundësinë për t'u marrë me terroristët nga përpjekjet e tyre", u shpreh kreu i komisionit të Mbrojtës dhe Sigurisë në Këshillin e Federatës ruse Viktor Ozerov.
 
Putin informuar menjëherë më pas edhe presidentin sirian, Bashar al-Assad për t'i komunikuar atij vendimin për të tërhequr forcat ruse nga Siria.
 
Presidenti rus dhe kreu i regjimit të Damaskut, kanë rënë dakord se ndërhyrja ushtarake e Moskës në Siri ka ka kthyer terrenin e luftës në disfavor për terroristët.
 
Në pesë vitet e fundit, lufta në Siri ka lënë më shumë se 50 000 viktima, ka shkatërruar plotësisht ose pjesërisht mbi 200 000 shtëpi (gjë që ka detyruar më shumë se një milion njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre). Rreth 12 milion njerëz - gjysma e popullsisë siriane - janë të detyruar të mbështeten në ndihmat humanitare. 500 000 civilë janë të detyruar të jetojnë nën rrethim, ndërsa 2 milionë fëmijë të cilët nuk mund të shkojnë në shkollë.
 
Moska nisi fushatën e saj anti-terror në Siri më 30 shtator të vitit të kaluar. Pjesëmarrja e Rusisë në operacion, sipas një deklarate të mëparshme nga ana e Putin, e ka bazën e saj në të drejtën ndërkombëtare dhe është kryer në përputhje me një kërkesë zyrtare nga presidenti i Republikës Arabe të Sirisë Bashar Asad.


Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët