'Një enklavë anti-ruse', kështu e ka quajtur presidenti i Rusis Vladimir Putin Ukrainën. Enklava është një territor i huaj që rrethohet nga një territor tjetër, dhe me një formulim të tillë, lideri i Kremlinit ka shpërfaqur synimet për pronësi të gjithë Ukrainës fqinje.

"Ukraina është një "enklavë anti-ruse", eliminimi i së cilës është një nga qëllimet e luftës që Rusia filloi më shumë se gjashtë muaj më parë. Kjo është arsyeja pse njerëzit tanë po luftojnë atje. Ne po mbrojmë si banorët e Donbass ashtu edhe vetë Rusinë ", kështu raportohet të ketë thënë presidenti rus Vladimir Putin para disa nxënësve në në Kaliningrad, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, raporton dpa.

 

 


Lajmi kryesor:

Zelensky kërkon të mos harrohet lufta në Ukrainë! Ekspertët e OKB-së bëjnë inspektimin e parë në centralin bërthamor në Zaporizhias