Putin: Unë dhe Trump do të
normalizojmë raportet SHBA-Rusi

Putin: Unë dhe Trump do të<br />normalizojmë raportet SHBA-Rusi
“Donald Trump e konfirmoi qëllimin e tij për të normalizuar marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë. Edhe unë bëra të njëjtën gjë” kështu u shpreh presidenti Vladimir Putin gjatë një interviste ndërsa po merr pjesë në samitin e Apec, në Lima të Perusë.

Kreu i Kremlinit bëri edhe një bilanc të marrëdhënies së tij me presidentin Obama duke u shprehur se ishte e vështirë bashkëpunimi me të por gjithmonë kanë respektuar njëri-tjetrin.

Ndërsa një ditë më parë mediat folën për një shtrëngim të ftohtë duarsh mes Putin dhe Obamës duke treguar edhe një herë tensionet mes tyre.

Gjatë Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik të Paqësorit dy liderët biseduan për çështjen e Ukrainës dhe konfliktin në Siri duke anashkaluar zhvillimin më të fundit zgjedhja e Donlad Trump President i SHBA.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot