Putin vë në alarm Moskën, qyteti
rrethohet nga raketat dhe ushtria

Putin vë në alarm Moskën, qyteti<br />rrethohet nga raketat dhe ushtria
Moskë- Rusia ka vendosur të rrethojë Moskën duke vendosur në kufijtë e saj raketa antibërthamore.

Masa të tilla janë ndërmarrë pas sinjaleve të fundit të Presidentit rus Vladimir Putin  për të cilin thuhet se po përgatitet për luftë.

Sistemi i mbrojtjes ajrore Triumph S 400 ka ofruar mbulim ajror për forcat ruse në Siri që nga nëntori, dhe tashmë është duke u kthyer në vend .

Ajo është e aftë të godasë objektivat në lëvizje ajrore, duke përfshirë aeroplanë dhe raketa në hyrje dhe ka një gamë gati 400 km.

Ky lajm u bë me dije pikërisht një ditë pasi SHBA dërguan më shumë se 3000 trupa në Poloni në përgjigje të agresionit rus ndaj Natos.

Departamenti i komunikimit të Ministrisë së Mbrojtjes ruse u shpreh për mediat se shërbimi ushtark ka vënë në lëvizje S-400 Triumph dhe synimi  është që mbrohet vendi.

"Detyra kryesore e trupave anti-ajrore të raketave ruse është mbrojtja nga sulmet e hapësirës ajrore si dhe mbrojtja shtetërore, ushtarake, mbrojtja industrisë , energjisë, objektet vitale, si dhe trupat e forcave të armatosura dhe të komunikimit të transportit,."S-400 është projektuar si një mekanizëm mbrojtës kundër sulmeve ajrore” bëjnë me dije mediat ruse.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!