Putin vendos tërheqjen e ushtrisë
nga Siria, komunikon me Obamën 

Putin vendos tërheqjen e ushtrisë<br />nga Siria, komunikon me Obamën 
Forcat ruse kanë filluar të lënë Sirinë, pas urdhrit të papritur të dhënë ditën e hënë nga presidenti Vladimir Putin.Grupi i parë i avionëve la bazë ajrore Hmeimim në Siri të martën në mëngjes, theksohet në një njoftim të ministrisë ruse të mbrojtjes. Zyrtarët perëndimorë përshëndetën me kujdes këtë veprim, duke thënë se ajo mund ti bëjë presion qeverinë e Sirisë për t'u angazhuar në bisedime.
 
Ndërkohë, një komision i OKB-së do të paraqesë një raport mbi krimet e luftës në Siri më vonë.

Moska ka hedhur poshtëspekulimet për një prishje të marrëdhënieve me qeverinë e Sirisë, duke thënë se kjo masë ishte marrë pas një marrëveshje dy palëshe. Fushata ajrore ruse filloi shtatorin e kaluar, ndërsa mbështeti fuqismisht forcat e Presidentit sirian Bashar Al Assad.

Nuk është e qartë se sa është personeli ushtarak që rusia ka dërguar në Siri, por nga vlerësimet amerikane theksohet se janë 3000 në 6000 trupa tokësore.

Nga ana tjetër bisedimet e Gjenevës kanë si qëllim dhënien fund të konfliktit, ndërsa i dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura pritet të takohet me grupin e opozitës.

Gjithashtu në një bisedë telefonike, mes presidentit Rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Barak Obama u diskutua për situatën në Siri dhe hapat e ardhshëm e nevojshme për të zbatuar plotësisht ndërprerjen e luftimeve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan