Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Spitalin Qendror Ushtarak Mandrika në Moskë për të vizituar për herë të parë disa nga ushtarët e plagosur në luftën në Ukrainë.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Ria Novosti. Putini, i veshur me një pallto të bardhë, shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes Serghei Shoigu.
Disa imazhe të vizitës, e para e Putinit për ushtarët e plagosur që nga fillimi i armiqësive, u transmetuan në televizionin rus.
Sekuenca, që zgjat disa sekonda, tregon presidentin rus, i veshur me një pallto të bardhë, duke folur me një ushtar, të qëlluar nga pas.
Lajmi kryesor:
Kievi ‘sulmon’ NATO-n: E përçarë, nuk bën asgjë për të na mbështetur! Separatistët pro-rusë: Severodonetsk i rrethuar










