Putin vrasës? Donald Trump
mbron homologun e tij rus

Putin vrasës? Donald Trump<br />mbron homologun e tij rus
Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbrojtur homologun e tij rus Vladimir Putin, kur ky i fundit u akuzua se ishte vrasës.

Në një intervistë për Fox News, manjati u shpreh: “ Ka kaq shumë vrasës. Ne kemi kaq shumë të tillë. Mendoni se vendi ynë është kaq i pafajshëm?
 
Edhe një herë Trump mbrojti idenë e tij për të respektuar Putin dhe do të pëlqente të kishte raporte me të. Më tej ai shtoi se kishte nevojë për ndihmë nga Rusia në luftën kundër terrorizmit islamik.
 
I pyetur nëse ai respektonte Putinin, presidenti amerikan tha: "Unë e respektoj atë, në fakt unë respektojë shumë njerëz. Dhe kjo nuk nënkupton se do të shkojë mirë me të” tha Trump.
 
‘Do të ishte më mirë të kishim marrëdhënie me Rusinë. E nëse Rusia na ndihmon kundër shtetit islamik kjo do të ishte dicka e mirë” u shpreh manjati.
 
Kujtojmë se dy homologët biseduan në telefon dhe vendosën të jenë të kontakte të vazhdueshme por pa përcaktuar një datë takimi.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje