Putini akuzoi NATO-n se ndaloi paqen! Dokumentet sekrete që hedhin poshtë Carin: Donte të aneksonte Kievin

Putini akuzoi NATO-n se ndaloi paqen! Dokumentet sekrete që hedhin poshtë Carin: Donte të aneksonte  Kievin

Vladimir Putin

Londer– Kur Vladimir Putin flet për vullnetin për paqe në Ukrainë, presidenti rus ndoshta mendon për planin që ai vetë përgatiti gjashtë javë pas fillimit të pushtimit në shkurt të 2022, i cili do ta kishte kthyer Ukrainën në një shtet vasal të Moskës. Pikat themelore të projektit, të zbuluara sot nga Wall Street Journal, e përshkruajnë Ukrainën e së ardhmes si një vend pa autonomi, dhe vulnerabwl ndaj agresionit rus.

 Në praktikë, Kremlini do t'i jepte fund luftës vetëm nëse Kievi do të pranonte një sërë kushtesh ndëshkuese dhe kufizuese të lirisë së tij. Drafti i marrëveshjes që Putini do t'i paraqiste Ukrainës në prill 2022 është një dokument prej 15 faqesh, një kopje e të cilit ka nw dorw gazeta Wall Street.

Neutraliteti
Pakti parashikon që Ukraina të bëhet "një shtet i përhershëm neutral, jashtë çdo aleance ushtarake"; çmobilizimi i forcave të armatosura ukrainase të krijuara në vitin 2014 me ndihmën perëndimore pas pushtimit të parë rus; dhe njohja de facto e kontrollit rus të gadishullit të Krimesë, i kapur nga trupat paraushtarake dhe ushtarake të Moskës në vitin 2014.

Marrëveshja nuk do ta ndalonte shprehimisht Ukrainën të anëtarësohej në Bashkimin Evropian, por do të kishte penguar hyrjen në NATO dhe do tw ndalonte Kievin që të merrte armatim dhe stërvitje ushtarake nga Aleanca Atlantike. Do të kishte gjithashtu kufizime të rrepta për numrin e ushtarëve dhe automjeteve të forcave të armatosura ukrainase, si dhe rrezen maksimale të lejuar për forcat raketore të Kievit.

Roli i NATO-s
Këto kushte, të propozuara nga Rusia, duhej të ishin “garantuar” nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Sipas asaj qw shkruan Wall Street Journal, në prill dy vjet më parë Ukraina ishte gati të pranonte një marrëveshje të tillë për të arritur paqen me Moskën, por e refuzoi atë nën presionin e kryeministrit britanik të atëhershëm Boris Johnson: një version i ngjarjeve jo shumë i besueshëm sepse, pavarësisht nga Johnson, mbështetja vendimtare për Ukrainën erdhi nga Uashingtoni, jo nga Londra, dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka insistuar gjithmonë në ruajtjen e autonomisë së plotë të vendit të tij dhe rimarrjen e territoreve të pushtuara nga Moska në 2014, përfshirë Krimenë.

Masakrat në Bucha
Zbulimi i masakrave të kryera nga trupat ruse në Bucha dhe në vende të tjera të Ukrainës do të kishte kontribuar në forcimin e pozicionit të Kievit në negociatat që kishin filluar në javët e para të konfliktit dhe të cilat më pas u braktisën, por tashmë në atë negociatë, qëndrimi jofleksibël i Moskës ngriti dyshime për një marrëveshje. Dy vjet më vonë, shkruan Wall Street Journal, ka të ngjarë që qëndrimi i Kremlinit të jetë ngurtësuar më tej pas përparimit të fundit të forcave ruse në terren dhe dështimit të kundërofensivës ukrainase verën që shkoi.

Denazifikimi
Kushtet e vendosura nga Putin për arritjen e një paqeje në tryezën e bisedimeve, të cilat të paktën me fjalë presidenti rus e përshkroi së fundmi si ende të mundshme, ndoshta do të ishin edhe më të ashpra: Kreu i Kremlinit përsëriti objektivat fillestare të pushtimit, duke folur të “çmilitarizimit dhe denazifikimit” të Ukrainës. Është e vështirë të mendohet se ai do të ishte gati të pranonte hyrjen e Ukrainës në BE. Për më tepër, që nga prilli i 2022, pozicioni i qeverisë ukrainase është ngurtësuar gjithashtu: Presidenti Zelensky aktualisht përjashton mundësinë e ballafaqimit me autorin e një pushtimi që shkaktoi dëme të mëdha në vendin e tij dhe kontrollon rreth 20 për qind të territorit.

Nënshtrimi
Në thelb, dokumenti i Wall Street Journal zbulon se dy vjet më parë Putin ishte i gatshëm vetëm të bënte një paqe të padrejtë dhe të pabarabartë. Versioni i Moskës, sipas të cilit Rusia e ndaloi luftën menjëherë, por ishte Perëndimi ai që e bindi Ukrainën të thoshte: “Jo”, duket më pak i besueshëm se në vitin 2022, kur Kremlini pretendoi se në një takim me udhëheqësit ukrainas në Stamboll një marrëveshje mund të ishte arritur, nëse NATO nuk do ta kishte detyruar Kievin ta refuzonte atë. Zbulimi i gazetës amerikane tregon se Moska do të poshtëronte dhe aneksonte në mënyrë efektive Ukrainën: kjo ishte "paqja" e imagjinuar nga Putini./Repubblica/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rakipi: 01/03/2024 12:27

    Genjeni sa te mundni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet