‘Putini është i sëmurë, ka kancer në tiroide’

‘Putini është i sëmurë, ka kancer në tiroide’

Vladimir Putin është i sëmurë me kancer në tiroide. Lajmi bombë ka ardhur nga pas një investigimi nga Proekt, i njohur gjithashtu si Agentstvo, një organ i pavarur rus, i specializuar në gazetarinë investigative.

Sipas Proekt, mjekët që kanë vizituar Putinin, për një periudhë të gjatë në të cilën ai me sa duket kishte probleme me shpinën, konfirmojnë se së fundmi është konsultuar me një specialist për kancerin e tiroides, i cili e ka vizituar 35 herë në Socci që nga viti 2017.

Sipas ekipit të gazetarëve, është e mundur të gjesh në internet, falë një faqeje prokurimi publik me akses falas, dokumente me emrat e mjekëve dhe datat e akomodimit të tyre në hotel për katër vjet, nga viti 2016 deri në vitin 2020, pikërisht në Socci.

“Del qartë se mjekët kanë fluturuar në mënyrë specifike për Putin. Datat përkojnë me kohën e vizitave zyrtare të Presidentit në Socci. Otolaringologët Shcheglov dhe Igor Esakov, si dhe kirurgu Yevgeny Selivanov, janë ata që e kanë kontrolluar më të shpesh Putin. Për shembull, Shcheglov fluturoi në Sovvi 59 herë në katër vjet dhe qëndroi me të për 282 ditë.

Sipas Projekt, kjo gjë shpjegon edhe faktin se pse Presidenti gjatë pandemisë Covid-19 ishte veçanërisht i kujdesshëm për të mbajtur distancën, edhe gjatë takimeve zyrtare, për të mos rrezikuar të infektohej.

Sipas gazetarëve, mjeku endokrinolog i spitalit në klinikën Qendrore në Moskë Yevgeny Selivanov, ka fshehur informacione për shëndetin e presidentit për vite me radhë, edhe kur ai u plagos në shpinë pas një rënie nga kali.


Lajmi kryesor:

Sulm në një depo nafte në Rusi, Moska akuzon Kievin: Do rëndojë bisedimet! Ukraina: S’e bëmë ne! The Times: Pekini, bashkëpunëtor i Putinit, hakëroi objektet e Ukrainës para pushtimit


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti sot

Kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti sot