Një 34-vjeçar i cili kreu disa vjedhje gjatë 2 javëve të fundit në fshatin Pluk të Lushnjës ka rënë në prangat e policisë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë 2 javëve të fundit, 34 vjeçari ka vjedhur 1 motomjet, shuma parash, produkte ushqimore dhe celularë, në disa banesa dhe dyqane, në fshatin Pluk.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 34-vjeçari, i cili është dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.