Përdornin lokalin në Fier për të shitur droga të forta, arrestohen 2 persona, në kërkim dy të tjerë! Sekuestrohet kokainë dhe heroinë

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Korçës pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar brenda një lokali.

Në pranga kanë rënë Klejdi Çela 27 vjeç dhe Zhanri Hajdari (Gjini), 33 vjeç, i dënuar më parë për trafik droge. Mësohet se Klejdi Çela administronte një lokal të përshtatur për shitjen e drogave të forta dhe kanabisit.

Si bashkëpunëtorë të tyre u shpallën në kërkim edhe Marsel Korreshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale dhe Selim Koçi, 29 vjeç.

Ndërsa u vendos nën hetim 38 vjeçari K.A i cili u kap në lokal duke blerë lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë lokal, u gjetën 120 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 39 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë, si dhe dhjetëra doza të dyshuara lënde narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me 9 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike. Gjithashtu, lokali ku kryhej kjo veprimtari kriminale, u bllokua nga shërbimet e Policisë.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet