Një banesë ka marrë flakë në lagjen Manalat në Gjirokastër. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ndonëse po bie shi pa pushim, nuk po favorizon shuarjen e flakëve tek banesa dykatëshe, në pjesën qendrore të lagjes së sipërme të Gjirokastrës.

Banesa i përket fisit Kokalari dhe prej kohësh rezulton e braktisur pasi bujtësit e saj nuk banojnë prej kohësh.