ELBASAN- Pas disa orësh luftë me flakët është shuar zjarri që përfshiu zonën e pyllëzuar në fshatin Samur të Elbasanit, ku rrezikoheshin disa shtëpi, depoja e ujit dhe disa shtylla të tensionit të mesëm.
Zjarri vijoi disa orë duke djegur mbi 250 rrënjë ullinj, shkurre dhe pisha, i favorizuar nga era. Dyshohet se shkaku i këtij zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, për hapjen e kullotave të reja.
Edhe pse paraditen e sotme zjarri fillimisht u izolua, flakët u riaktivizuan sërish duke u shuar në mbrëmje.
Komento