Shkup/ Rama: 'Procesi i Berlinit' s’do jetë i përhershëm, Ballkani po! Kovaçevski: Askush të mos frikësohet nga ‘Open Balkan’ (VIDEO)

SHKUP- Në përfundim të mbledhjes së përbashkët të qeverive, 2 kryeministrat Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevskin ka dalë me përshtypje pozitive mbi rezultatet e arrira, e ndërsa një fokus të veçantë i është kushtuar edhe ‘Open Balkan’. Kryeministri Edi Rama theksoi edhe njëherë se ky proces nuk e zhbën procesin e Berlinit, përkundrazi e përshpejton atë. Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se ka disa vende të tjera, referuar këtu Turqisë, Greqisë, Italisë se duan të bashkohen, gjë për të cilin, është tregues se është një nismë pozitive.

“Po përgatisim një tjetër samit të Ballkanit të Hapur në Shqipëri dhe jemi shumë të kënaqur që ka vende të tjera që duan të jenë pjesë e këtij procesi, pavarësisht se vendet tona mbeten motori i këtij projekti. Këtu kam parasysh Turqinë, Greqinë, Italinë që kërkojnë të jenë pjesë për të krijuar sinergji. Më vjen mirë që procesi i Berlinit ka rifillluar. Ballkani i Hapur është jetësim i procesit të Berlinit. Marrëveshjet e Ballkanit janë përshpejtim i procesit të Berlinit”, tha Rama.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Kovaçevski, i cili tha se askush nuk duhet të trembet nga ‘Open Balkan’, pasi është një ide origjinale që është në të mirë të qytetarëve.

“Open Ballkan s’duhet të frikësojë askënd, është ide origjinale jo vetëm e politikanëve, por edhe e bizneseve”, shtoi Kovaçevski.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimeve ka qenë edhe integrimi në Bashkimin Europian, një rrugëtim ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriun i kanë të lidhur fatet me njëri-tjetrin në mënyrë të pashmangshme. Për Ramën, është e pafalshme nëse ky proces do të ndalej për shkak të politikave të brendshme të vendeve, e ndërsa për Kovaçevskin askush nuk mund t’i zhbëjë hapat e arritura.

“Populli këtu është më i mençur se politikanët dhe nuk besoj se do ia fal kujt ligësinë e rimarrjes peng të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që kapërcimi është epokal. S’dua ta mendoj që Maqedonia e Veriut mund të kthehet në të shkuarën dhe të izolohet kur është ringritur dhe ka fituar një dinjitet të rëndësishëm kombëtar”, tha Rama.

“Pasi e miratova këtë vendim të mirë, kishim një qëllim shumë të qartë dhe ky është thjesht fillimi. Ajo parti e merr si peng atë, sepse ai është i dobët, pa qëndrim dhe pa vizion. E lehtë mund të jetë edhe peng marrja dhe kjo i ndodh opozitës maqedonase. Një piromani të tillë politik s’guxon t’i lejohet të ndërpresë rrugën evropiane”, tha ndër të tjera Kovaçevski.

Konferenca u mbyll me një batutë nga Rama ku tha se ‘dy vendet janë në një fazë ku me hir ose me pahir do të martohen dy vendet me të dashurën të përbashkët, Europën e bashkuar’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
Rama nga Shkupi: Të vendosur që të martohemi me hir ose me pahir me të dashurën tonë të përbashkët, Europën e bashkuar

 

Pas takimit mes dy qeverive, Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut kanë dalë në konferencë për mediat. Me batutë Rama theksoi se dy vendet janë në një fazë ku me hir ose me pahir do të martohen dy vendet me të dashurën të përbashkët, Europën e bashkuar.

“Sot ne jemi në një fazë tjetër, në një fazë, e cila do të jetë jo e lehtë, por që është një fazë e re, një fazë  që ka afirmuar përfundimisht se vendi ynë është në familjen e bashkuar europiane dhe ky afirmim ka ardhur falë pasionit, punës, rezultateve dhe vendosmërisë sonë për t’u martuar me hir ose me pahir me të dashurën tonë të përbashkët, Europën e bashkuar.”, tha Rama ndër të tjera.

Ora 14:11
Rama: Procesi i Berlinit është lokomotiva që tërhoqi vagonët, por Ballkani Hapur do të mbetet! S’besoj se do duam të na mbajnë gjithnjë dorë për dore të tjerët

 

Nga Shkupi, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit në raport me Ballkanin e Hapur. Rama u shpreh se sidoqoftë, Procesi i Berlinit s’do jetë i përjetshëm ashtu sikurse është Ballkani i Hapur. Rama u shpreh me siguri se emancipimi i vendeve të rajonit do të mundësojë që mos të mbetemi për t’ marrë dorë për dore nga të tjerët.

“Ja vlen dhe më shumë, sepse kështu ndërron vendi lokomotiva me vagonët. Procesi i Berlinit, është lokomotivë që ka tërhequr vagonët. Dhe, në fund fare do mbetemi me Ballkanin e Hapur se procesi i Berlinit s’do jetë i përjetshëm. Dhe s’besoj se në jetë të jetëve duhet të na marrin dorë  për dore të tjerët.”- tha Rama.
 

Ora 14:01
Kovaçevski: Askush nuk duhet të frikësohet nga ‘Open Ballkan’! Është ide origjinale

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se askush nuk duhet që të trembet nga Ballkani i Hapur. Ai tha se kjo ëhstë një ide origjinale, i cili i vjen në ndihmë qytetarët.

‘Open Ballkan s’duhet të frikësojë askënd, është ide origjinale jo vetëm e politikanëve, por edhe e bizneseve, kur do dilni në veri nga Serbia, atje nuk ka kufij, kufijtë e vetëm janë kufijtë në Ballkan, mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, Serbisë e Kosovës e m radhë”, tha Kovaçevski.

Ora 13:58
A ju pengon opozita për rrugën drejt BE? Kovaçevksi: Asgjë s’do jetë shkas që ne të bëjmë hapa pas! Do ja dalim, bashkë me Shqipërinë

 

A po e pengon situata e tensionuar e politikës së brendshme e Maqedonisë së Veriut, anëtarësimin në BE, njëlloj siç tentoi me mospajtimin e propozimit francez? Kjo ka qenë pyetja e drejtuar në konferencën për shtyp të dy qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kryeministri Kovaçevski u shpreh se askush, e asgjë nuk do të mundet të kthejë pas rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt unionit. Kovaçevski nënvizoi se për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut udha për bashkimin evropian nuk do jetë e lehtë, por shpërblimi pas kësaj sfide do të jetë i madh.

“Nuk ka qytetar në vendin tonë i cili nuk thotë se qëllimi është që RMV të jetë anëtare fuqiplotë e unionit e BE, për jetë dhe standardin më të mirë jetësor.

Unë zgjedhjen e bëra, që gjeneratat e ardhshme ta bëjnë jetë në shtetin e tyre, në RMV vendin anëtar të unionit e BE.

Pasi e miratova këtë vendim të mirë, kishim një qëllim shumë të qartë dhe ky është thjesht fillimi. Ajo parti e merr si peng atë, sepse ai është i dobët, pa qëndrim dhe pa vizion. E lehtë mund të jetë edhe peng marrja dhe kjo i ndodh opozitës maqedonase. Një piromani të tillë politik s’guxon ti lejohet të ndërpresë rrugën evropiane. Ju them diçka, që kjo rrugë s’do jetë e lehtë as për Shqipërinë. Kjo është rruga e negociatave dhe rruga e ndryshimit të shoqërisë për më të mirën. E në fund është shpërblimi madh, anëtarësimi fuqiplotë BE, që qytetarët të jenë anëtar krenar dhe banor të unionit. Shpërblim është të jenë më të pasur e s’do jetë shkas asgjë që ne të kthehemi pas në kohën e izolimit e në kohën kur nuk dinim se çfarë na priste të nesërmen.”- tha Kovaçevski.

Ora 13:51
Rama: E pafalshme që rruga drejt BE të ndalej për shkak të politikave të brendshme të vendit

 

Në konferencën për shtyp, kryeministri Edi Rama tha se takimi mes 2 qeverive ka qenë mjaft intesive, teksa foli edhe për integrimin e 2 vendeve në BE. Rama tha se do ishte e pafalshmë nëse për shkak të politikave të brendshme të Maqedonisë se Veriut, të ndalej rruga drejt Unionit.

“Mbledhja ishte një proces ndërveprimi intesiv, sa i takon projektit të Portit të Thatë ta marrë përsipër qeveria shqiptare, takohemi në një moment sfidues për të gjithë Europës, krahun perëndimor të Rusisë, inflacioni dhe rritja e çmimeve po përdoren nga Putin për të destabilizuar Europën, sa më shumë të punojmë së bashku, ta shohim të ardhmen si destinacion të përbashkët mund t’i përballojmë më mirë këtë gjë, kemi hedhur themele shumë të forta për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në respektit të lirive dhe të drejta të njerëzve tanë, por edhe një e ardhme e mirëqenë e gjeneratës tjetër. kanë qenë Marrëdhëniet tona bilaterale mil kurrë më mirë

Fati e desh që të bashkohemi në dhimbje për një periudhë të gjatë për ne, por edhe për ju që të na njihej merita dhe e drejta për të filluar bisedimet për anëtarësim, për ju ka qenë më e vështirë, por dhe për ne nuk ka qenë e lehtë. Tani ndryshimet në Kushtetutë të kërkuara për Maqedoninë e Veriut, drejtësia dhe patriotizmi i shtirur mund t’ju kthejë në arsye për t’u përçarë mes vetit, ndërkohë që ky vend ka nevojë për të vrapuar si gjithë vendet e tjera, Kushtetuta juaj ka një sërë minoritete të përcaktuara që do të thotë që është një model i njohur dhe që duhet plotësuar, nuk e di sa ndihmon, por ne kemi një model tjetër, ama ne kemi njohur në parlament një numër jo të vogël minoritetesh, përfshirë edhe atë Bullgar, që e ka një prezencë të saj dhe nuk më duket se jemi të kërcënuar nga ndonjë minoritet, janë ura lidhëse, dhe për ne është absolutisht në interesin tonë, jo në interesin e tyre që të ndihen sa më mirë në vendin tonë dhe të mos ndejnë asgjë nga qytetarët me kombësi shqiptare, populli këtu është më i mençur se politikanët dhe nuk besoj se do ia fal kujt ligësinë e rimarrjes peng të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që kapërcimi është epokal. S’dua ta mendoj që Maqedonia e Veriut mund të kthehet në të shkuarën dhe të izolohet kur është ringritur dhe ka fituar një dinjitet të rëndësishëm kombëtar”, tha Rama.

Ora 13:30
Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe memorandumeve me Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski: Jemi shembulli sesi krijohen marrëdhëniet fqinjësore

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u shpreh se marrëdhënia e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë shembulli i vërtetë i marrëdhënieve të shëndosha dhe cilësore. Kovaçevski u shpreh se

Me punën dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, Kovaçevski theksoi do të arrijnë të sigurojnë një përballim të krizës për qytetarët dhe përballimin e dimrit të vështirë.

"Edhe pse nuk është e lehtë, ju Edi dhe delegacioni juaj na dhatë mbështetjen e fortë. Disa se besonin, por sot, të dy vendet këtu me negociata shumë shpejt po dyshojmë drejt Evropës. Është e vërtetë se së bashku mund të bëjmë shumë më tepër. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shembulli i vërtetë sesi krijohen marrëdhëniet fqinjësore. Sot kalojmë problematikat aktuale të krizës energjetike, si dy vende anëtare në NATO dhe partnere me SHBA.

Ne punën dhe lidershipin e kemi dhe jam i bindur që për të gjithë qytetarët të sigurojmë të kalojë sa më lehtë krizën dhe të kenë një dimër sa më pak të ashpër. Seanca ndërqeveritare mbaro pak më herët ne firmosëm marrëveshje dhe memorandume për sektorin kryesisht të energjisë. Ne sot e më vonë, kemi mundësi unike për përballimin e krizës.”- tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski, u shpreh se qëllimi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut është anëtarësimi në BE ndërsa theksoi se kjo do të arrihet përmes bashkëpunimit dypalësh.

“(...) Ne jemi shumë krenar me një përkatësi turke, shqiptare, romë etj, jemi model i suksesshëm dhe i konfirmuar në Evropë. Angazhimi në BE është një motiv strategjik i vendit tonë derisa të bëhemi anëtarë të plotë në BE.”- tha Kovaçevski.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/11/2022 00:40

    /OPEN BALKAN/ ne nje fare menyre ka filluar shume me heret.Ju kujtohen takimet nder-ballkanike pas 85' e me vone? Ne ate kohe moren pjese dhe shtete si Rumania,Bullgaria.Lufta civile ne Jugosllavi dhe ndryshimi i sisteme ne disa shtete ballkanike dhe ne Evropen lindore ne pergjithesi frenoi cdo gje.Tani eshte koha te rifillohet aty ku mbeti dhe fakti qe Greqia,Turqia,bile dhe Italia kane treguar interes per pjesemarrje,tregon qe jemi ne rrugen e duhur.Le te ftohen dhe ballkanasit e tjere dhe le t'i tregojme botes qe jemi ne gjendje te bashkepunojme e te bashkejetojme me njeri-tjetrin.

    Përgjigju
  • Arbërori: 14/11/2022 20:15

    Open balkani serborus ështé i initiativ për shkatrrimin e Kosovës dhe daljen e serbis fashiste në Adriatik nga Durrësi që serbia e quan Durrësin të tyre me emrin “ Drač “ Edvin shkjau shqipfolës nuk ështé km shqiptarë po ështé Tradhtar i këti shekulli

    Përgjigju
  • Eri: 14/11/2022 19:44

    Vetem ne europe e kemi rrugen

    Përgjigju
  • Eri: 14/11/2022 19:44

    Ky kryeminister po qe i ka synimet e qarta

    Përgjigju
  • Eno: 14/11/2022 18:41

    Ne kohen qe ndodhemi bashkpunimi eshte gjeja kryesore qe duhet te kemi dhe open balkan e deshmon me se miri kete gje

    Përgjigju
  • Ani: 14/11/2022 18:41

    Shpresojm qe kjo marveshje te mbaroj sa me shpejt pasi do te sjell dhe mjaft benefite

    Përgjigju
  • Monda: 14/11/2022 18:31

    Hajt ishalla vetem lajme te mira marrim

    Përgjigju
  • Devi: 14/11/2022 18:30

    Bashkpunimi ne kete kohe eshte gjeja me e mire

    Përgjigju
  • Goni: 14/11/2022 17:43

    Shpresojme qe te zbatohet sa me shpejt marrveshja e open ballkan , per arsyen kryesore te levizjes se lire te mallrave.

    Përgjigju
  • Alban: 14/11/2022 17:38

    Ne periudhen ne te cilen ndodhemi e vetmja zgjidhje eshte bashkepunimi kshuqe vazhdoni sic e keni nisur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan