DURRËS- Një aksident ka ndodhur në Rromanat të qytetit të Durrësit gjatë pasdites së sotme.

Mësohet se 41-vjeçari me iniciale K. I., duke drejtuar mjetin tip "Fiat", ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar, i seksit mashkull,  rreth 70 vjeç.

Si pasojë e aksidentit 70-vjeçari ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes