Përplasen dy automjete në Fier/ 4 të plagosur, një në gjendje të rëndë

Përplasen dy automjete në Fier/ 4 të plagosur, një në gjendje të rëndë

Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Levan-Fier.

Report Tv mëson se si pasojë e përplasjes së një mjeti tip Benz dhe një Toyota, kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Një prej tyre është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në reancimacion ku po mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Ndërkohë janë dëmtuar rëndë edhe dy automjetet të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar radhë të gjata kilometrike në këtë aks rrugor.

Trafiku i krijuar pas aksidentit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale