LIBRAZHD-Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, si pasojë e së cilit kanë mbetur të plagosur tre persona.
Ngjarja ka ndodhu në afërsi të fshatit Mirakë. Raportohet se 3 të plagosur identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, janë dërguar me urgjencë drejt spitali. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Komento