ELBASAN- Një 23-vjeçar është plagosur në mes të natës në qytetin e Elbasanit. I plagosuri është Kei Piu , 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm në lagjen "Luigj Gurakuqi". Mësohet se i riu ka qenë në mjetin e tij tip 'Range Rover'  me targat AA 767 XO, ku për motive ende të paqarta ka debatuar me një tjetër person. Ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me tre plumba mbi Kei Piun duke e lënë të plagosur. Autori më pas është larguar ndërkohë që ende nuk është identifikuar nga policia.Ndërkohë 23-vjeçari i plagosur rreth 6 muaj më parë është arrestuar për drogë. Ndaj një nga pistat e hetimit është edhe prishja e mundshme e pazareve të drogës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërkohë që janë kryer edhe disa shoqërime. Mësohet se Kei Piu është pronar i një palestre në Elbasan, por ende nuk dihet nëse plagosje e tij ka të bëjë me biznesin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:56
Kush është i riu pronar palestre që u plagos në Elbasan? Xhaxhai iu arrestua për trafik kokaine

1579165046_1579161316keipiu6.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e Kei Piut në Elbasan gjatë orëve të para të mëngjesit. Mësohet se 23-vjeçari është pronar i një palestre në Elbasan. Ndërkohë xhaxhi i tij Konstadin Piu, apo i njohur ndryshe me nofkën  'Koçi', është arrestuar në mars të vitit 2012 për trafik kokaine gjatë operacionit 'Tabakanes'.